Prodhuesi japonez i veturave Nissan ka vendosur të enjten të mbyll fabrikën në rajonin veri-lindor të Katalonjës.
Ky vendim ka lënë të papunë rreth 3000 punëtorë të cilët protestuan jashtë ndërtesës duke djegur goma .
Ndërkaq sindikatat e punëtorëve kanë paralajmëruar se edhe 20,000 vende të tjera pune rrezikohen nëse kompania japoneze vendos të mbyllë fabrikat e saj të prodhimit në Barcelona dhe dy tjera më të vogla në qytetet afër, raporton AP, transmeton Klan Kosova.
Kjo gjendje pos pandemisë erdhi edhe pas një skandali që përfshin ish kryetarin e saj, Carlos Ghosn për mashtrim financiar, e që rezultoi me humbje të mëdha të kompanisë.
https://www.youtube.com/watch?v=2RJxnKhr-hE
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.