Futbollisti italian, Nicolo Zaniolo, pritet të mungojë për një kohë të gjatë pas lëndimit të pësuar dje në duelin kundër Holandës, në kuadër të Ligës së Kombeve.
21 vjeçarit, i është përsëritur lëndimi i njëjtë për herë të dytë brenda vitit, transmeton Klan Kosova.
Sipas gazetarit Fabrizio Romano, Zaniolo, pritet të mungojë deri në shkurt të vitit të ardhshëm.
Lojtari i Romës, konsiderohet si një nga talentët më premtues në Kombëtaren e Italisë.
●●●
VISHKRIMI NGA
V I
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.