Ura e përbërë tërësisht nga xhami në Kinë, është mbyllur vetëm 13 ditë pas hapjes së saj, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.
Zyrtare nga qeveria kanë thënë që janë duke planifikuar disa punime emergjente rreth mirëmbajtjes se urës, ndërsa do të informojnë për datën e hapjes.
Mirëpo sipas disa raportimeve të tjera thuhet që ura është mbingarkuar nga numri i vizitoreve.
Nuk ka pasur ndonjë incident dhe ura nuk është çarë apo thyer.
Kjo është ura më e lartë dhe me e gjatë nga xhami në botë.
●●●
ASHKRIMI NGA
A.B
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.