Seanca plenare e kësaj të hëne në Kuvendin e Shqipërisë ka nisur me tensione të shumta. Deputetët e Partisë Demokratike që në nisje të seancës u mblodhën para foltores, duke bërë kështu bllokimin e saj në shenjë proteste.
Ata gjithashtu kanë hedhur sende të forta në drejtim të kryeparlamentares Elisa Spiropali, e cila tentoi të vijonte seancën normalisht.
Sipas Euronews Albania, protesta e deputetëve të opozitës, duket se vijoi edhe në ambientet e jashtme ku ata u vunë zjarrin karrigeve të deputetëve.
Në mes të kësaj situate, socialisti Niko Peleshi kërkoi shtyrjen e seancës.
“E nderuar kryetare e seancës duke qenë se seanca nuk mund të vazhdojë në këtë mënyrë, kërkojmë një pushim”,tha Niko Peleshi. Kjo kërkesë u pranua nga Spiropali.
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.