00:50 PRIME i sontëm i BBVK ka mbaruar me një natë përplot konfrontimesh...por edhe emocionesh. Më poshtë gjeni momentet më pikante që jua sollëm në LIVE-n e Klankosova.tv.
https://www.youtube.com/watch?v=KVJFQ9hkC6o
00:43 Ndërron tema. Diskutohet situata mes Edit, Bia Khalifës dhe Tonyt
https://www.youtube.com/watch?v=L0pQ3Za8FkE
00:35 Banorët të bindur se Shkurta do kthehet në shtëpi pas "eliminimit të saj.
https://www.youtube.com/watch?v=cZ1xQIpk4vY
______________________________________________________________________
00:10 Zbulohet ambienti i ri i shtëpisë ku Shkurta do të qëndrojë larg banorëve.
https://www.youtube.com/watch?v=KVJFQ9hkC6o
00:00 Shkurta "eliminohet nga BBVK. Ajo në fakt ka vajtur te një tjetër ambient i shtëpisë, larg banorëve të tjerë.
https://www.youtube.com/watch?v=0COi3SNkKIc
23:51 - Mbyllet televotimi, cili nga banorët do të "nxirret" nga shtëpia (VIDEO)
Është mbyllur televotimi për të nominuarit e parë të Big Brother VIP Kosova.
Tashmë kanë filluar ethet e “eliminimit” dhe gara e fortë mes banorëve.
https://youtu.be/sc_Bmd6AiK8
23:21 - Olta Gixhari për të dashurin e Linda Rei: Është një italian i dashuruar (VIDEO)
Opinionistja e Big Brother Vip Kosova 4, Olta Gixhari për të dashurin e Linda Rei tha se ai duket si një djalë italian të dashuruar.
“Unë shoh një italian, një djalë shumë të dashuruar. Linda shoh se është e dyzuar, ajo do ta jetojë në eksperiencën e saj e lirë”, tha Olta.
“Fillesa dhe mbaresa e problemeve në marrëdhënie lindin nga xhelozia. Është një histori shumë interesant. Ne kemi akoma paragjykimet tona”, vijoi ajo.
Ndërkohë, Linda Rei i la një mesazh të dashurit të saj në gjuhën italiane.
https://youtu.be/KVJFQ9hkC6o
23:17 - Probleme me diabetin, shfaqet klipi i Linda Rei në gjendje të rënduar
Banorja e BBVK4, Linda Rei, ka rrëfyer brenda shtëpisë se vuan nga sëmundja e diabetit.
Në një moment, ajo i thotë se “unë jam me diabet, më duhet aparati për ta mat sheqerin sepse po dridhem”.
Në një moment, ajo shfaqet në gjendje të rënduar si pasojë e ngritjes së nivelit të sheqerit në gjak.
Ndiqeni klipin e plotë të Linda Rei:
https://youtu.be/AQEF8QLWgY8
22:53 - Mentor Haziri flet pas daljes nga BBVK 4 (VIDEO)
Këngëtari Mentor Haziri ka folur pas daljes së “Big Brother Vip Kosova 4”.
“Po, patjetër, më vjen mirë që u ktheva në këtë shou, me tregu pak arsyen, por ja që ndodh. Së pari kërkoj ndjesë për këtë prani dhe tërheqje kaq të shpejtë. Isha i rënduar përmes një rasti që më ndodhi me familjen”, tha Haziri.
Sipas tij, në shtëpi ka me qenë shou i jashtëzakonshëm.
Ai ndër tjerash njoftoi se e kishin varrosur djalin e dajës së tij që kishte ndërruar jetë në Amerikë, një ditë para se të hynte në BBVK. /Klankosova.tv
22:51 - Vëllai i Madh i çon në nominim direkt Londrimin, Albën dhe Benitën (VIDEO)
“Vëllai i Madh” ka marrë një vendim jo të mirë për tre banorët gjatë prime-it të sotëm.
Për shkak të shkeljeve të bëra gjatë javës, ai ka vendosur që Londrimi, Benita dhe Alba të shkojnë direkt në nominim.
Këtij nominimi më vonë do t’u bashkohen edhe banorët e tjerë që do të nominohen në fund të prime-it.
https://youtu.be/D9jietuLEWQ
22:41 - Thyen rregullat e shtëpisë, momenti kur Londrimi dhe Alba futen në banjo (VIDEO)
Gjatë prime-it të sotëmn në BBVK 4 është shfaqur momenti kur Alba dhe Londrimi futen në banjo.
Ndërsa kjo paraqet edhe thyerjen e një nga rregullat e vendosura nga “Vëllau i Madh”.
A do pasojë ky veprim me një dënim ?
Ndiqni detajet, në videon e mëposhtme:
https://youtu.be/VTvFLkhxoFI
22:37 - Elijona i drejtohet babait: Jam mirë, mos u shqetëso (VIDEO)
Elijona, një nga banoret e “Big Brother Vip Kosova 4”, i është drejtuar babait të saj gjatë një momenti.
Me ngrohtësi dhe emocione, ajo i tha babit të saj se është mirë dhe se nuk ka arsye për t’u shqetësuar.
“Veç du me i thanë babit se s’ka nevojë me u shqetësu. Jam mirë, mos u shqetëso”, tha Elijona. /Klankosova.tv
https://youtu.be/YtQBGYjZxUk
22:33 - Prime i pendesës: Klodiani kërkon falje ndaj Londrimit (VIDEO)
Në prime-in e sotëm të Big Brother VIP Kosova, Klodiani ka kërkuar falje ndaj Londrimit, pas incidentit ku ai e kishte kapur për flokësh gjatë një momenti tensioni brenda shtëpisë.
Pas një debati të ashpër që u zhvillua mes tyre, Klodiani u ngrit dhe shprehu pendesën e tij.
“Po du me i kërku falje me zemër, edhe krejt familjes së tij që e kanë pa”, tha ai para banorëve dhe publikut.
22:09 - Dini përfshihet nga emocionet: Gratë vriten nga burrat, të mos sulmohen edhe nga femrat (VIDEO)
Moderatori i “Big Brother Vip Kosova 4”, Alaudin Hamiti është kapluar nga emocionet teksa dha një mesazh pas situatës së krijuar mes Albës, Benitës dhe Elijonës.
Ai tha se gratë po vriten nga burrat, e të mos sulmohet edhe nga femrat.
“Ggruaja gruan nuk bën me sulmu në formë të tillë. Nuk mundemi me i mbyllë sytë para një rasti të tillë, është e padrejtë në një kohë kur sot gratë vriten nga burrat. Nuk është e hijshme. Është e prekshme, është gjynah. Nuk ka muaj që një lajm shkon se një grua vritet nga një i afër dhe nga burri”, tha Dini.
22:08 - “Nuk isha në dijeni për humbjen e nënës”, Benita i kërkon falje Elijonës (VIDEO)
Benita i ka kërkuar falje Elijonës sonte gjatë prime-it për sjelljen e saj ndaj Elijonës.
Derisa moderatori Alaudin Hamiiti bëri të ditur se Elijona ka humbur nënën dhe motrën në një aksident trafiku.
Benita tha se nuk ishte në dijeni për këtë tragjedi, dhe se i kërkon falje Elijonës.
Detajet e plota, ndiqni në videon vijuese:
https://youtu.be/KVJFQ9hkC6o
21:36 - E kapi për flokësh - si nisi drama brenda shtëpisë mes Londrimit dhe Klodianit! (VIDEO)
Një moment i papritur ka ndodhur mes Klodianit dhe Londrimit brenda shtëpisë më të madhe në vend, ku tensionet mes tyre u rritën pasi Klodiani e kapi Londrimin për flokësh.
Por çfarë ndodhi realisht dhe si erdhi deri te ky incident?
Në dhomën e rrëfimit, Klodiani deklaroi se “dashurinë e shpreh në mënyrë më të ashpër”, duke tentuar ta arsyetojë veprimin e tij.
Megjithatë, Londrimi nuk u pajtua me këtë shpjegim.
Ai e pranoi kërkimfaljen, por shtoi se ende ka disa fjalë për këtë situatë dhe se sjelljet e tilla nuk duhet të përsëriten.
Pamjet e momentit dhe gjithë dinamika mund të ndiqen në videon më poshtë:
https://youtu.be/vicftF-Dxys
21:34 - Alaudini i thotë Albës pas videos bullizuese ndaj Elijonës: E ke pa çka ke bë, tash po reagon (VIDEO)
Sjellja e Albës dhe Benitës ndaj Elijonës ishte temë diskutimi në Prime-n e sontëm të BBVK4.
Alba nuk ka pranuar të nxirret, sipas saj, si bullizuese, duke shtuar se mund ta lërë edhe sonte shtëpinë.
“Unë s’kam ndërmend me zgjat kështu. Edhe ju do më dëgjoni mua. Më dëgjoni shumë mirë”, tha Alba.
“Alba pusho, e ke pa çka ke bë tash po reagon. Ajo çfarë ke bërë nuk justifikohet. Nëse do me dëgju. Në nuk do të dëgjojmë kështu. Nëse kë fytyrë, qëndron brenda dhe diskuton si e rritur aty”, tha Alaudini.
Pamjet LIVE:
https://youtu.be/KVJFQ9hkC6o
(21:26) - Linda Rei sonte u kujdes për dukjen e banorëve, ja si po duken ata!
Big Brother VIP Kosova 4 veçse ka filluar pak më parë.
E Linda Rey është përkujdesur për dukjen e banorëve brenda shtëpisë më të madhe në vend.
“Nysat” u shprehën se po ju pëlqen sesi janë zbukuruar nga Linda.
Nis prime i "Big Brother VIP Kosova'' 4, pritet spektakël (VIDEO)
Ka nisur prime i edicionit të katërt të Big Brother VIP Kosova, reality-shou më i madh në vend.
Edhe pse nuk ka kaluar ende një javë nga hyrja e banorëve në shtëpi, “Vëllai i Madh” pritet të tregojë bujari të madhe, pasi ka përgatitur një befasi të veçantë për njërin prej tyre, ka raportuar gazetarja e Klan Kosovës, Gresa Nitaj.
Gjatë mbrëmjes, pritet të diskutohet edhe largimi i këngëtarit Mentor Haziri, i cili qëndroi pothuajse një natë brenda shtëpisë, por vendosi të largohej vullnetarisht.
Vëmendje të madhe pritet të marrë edhe debati i ashpër që shpërtheu mes tri banoreve, Benitës, Albes dhe Elijonës, ku kjo e fundit u rëndua emocionalisht pas disa akuzave personale që iu drejtuan nga dyshja.
Drejtpërdrejt prime-in mund ta ndiqni edhe në kanalin zyrtar në Youtube:
https://youtu.be/KVJFQ9hkC6o
●●●
LE
SHKRIMI NGA
Lendita Elshani
Editorial nga Klan Kosova — ndjek big brother vip dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.