Porti i Hamburgut është mbyllur pasi janë zbuluar municione shpërthyese pranë urës Kohlbrand, e cila për momentin është e pakalueshme për veturat.
Siç njofton Bild, transmeton Klankosova.tv, shërbimi i çaktivizimit të bombave në Hamburg filloi me punën rreth orës 3 pasdite, para se të iu duhej të evakuoheshin nga zona e rrezikut.
Ekspertët e çmontimit të bombave mund të fillojnë punën e tyre vetëm pasi të jenë përfunduar të gjitha masat e evakuimit.
[caption id="" align="alignnone" width="992"] Automjeti i emergjencës i shërbimit të asgjësimit të municioneve shpërthyese të Departamentit të Zjarrfikësve të Hamburgut[/caption]
Ndërkaq, të paprekura nga mbyllja janë autostradat. Megjithatë, daljet drejt Urës Kohlbrand në kryqëzimin A7 Hamburg-Waltershof janë të mbyllura. / Klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
VZ
SHKRIMI NGA
Vanesa Zhugolli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.