Lajmet e fundit

Franca është duke e fituar finalen e Kampionatit Botëror ndaj Kroacisë me rezultat 2:1.
Fillimisht ata kaluan në epërsi pas autogolit të Mario Mangjukiqit në minutën e 18-të, për çka Kroacia pati përgjigje me golin e Ivan Perishiqit dhjetë minuta më vonë.
Por ishte pikërisht Perishiq fajtori i golit të dytë, pasi që shkaktoi penalti, të cilën e konkretizoi Antoine Griezmann në minutën e 39-të.
Kroacia nuk arriti ta barazojë rezultatin në pjesën e parë, dhe kanë mundësi që ta bëjnë këtë në pjesën e dytë, për dallim nga Franca, të cilën e ndajnë 45 minuta nga titulli i dytë i më të mirës në botë.