Lajmet e fundit

Ka përfunduar pjesa e parë e takimit të Grupit I, mes Finlandës dhe Kosovës, njofton Klan Kosova.
Kosova në pushim shkon me një gol disavantash, pas atij të minutës së 18 që u shënua nga Arajuuri.
Edhe futbollistët shqiptarë kanë pasur disa raste të mirë, por më afër golit ka qenë Paqarada që ka goditur në shtyllë.
Pas tij edhe Albert Bunjaku ka pasur një rast, pas harkimit të Berishës, por që gjuajtja e tij e fortë ka përfunduar mbi portë.