Lajmet e fundit
Festivali Ndërkombëtar i filmit "Bridge Film Fest" në Mitrovicë, dje ka mbyllur konkursin për pranimin e filmave artistik të metrazhi të gjatë dhe atij të shkurtër.

Ky festival që për qëllim ka krijimin e urave të komunikimit ndër-etnik nëpërmjet artit, edhe sivjet mëton të krijojë frymë të mire bashkëpunimi për të sjellë vlera e ajër më të lehtë për Mitrovicën Jugore dhe atë Veriore.
Deri tani, në adresën e Festivalit kanë arritur 2654 filma nga; Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Britania e Madhe, India, Franca, Irani, Spanja, Kanada, Italia, Brazili, Gjermania, Turqia, Rusia, Australia, Polonia, Irlanda, Argjentina, Egjipti, Norvegjia, Korea, Portugalia, Austria, Zvicra, Danimarka, Singapori, Greqia, Serbia, Shqipëria, Maqedonia, Bullgaria, Ekuadori, Kosova, Angola, Afrika Jugore, Pakistani, Hong Kongu, Bosnja, Kuba, Bjellorusia, Sllovenia, Sllovakia, Vietnam, Algjeria, Uganda, Luksemburgu, Guadalupe, Isle of Man, Gana, Katari e shumë vende të tjera.
"Do pranohen vetëm 31 filma artistik, 25 të metrazhit të shkurtër dhe 6 të metrazhit të gjatë, të cilët pritet të shfaqen në qytetin e Mitrovicës", thuhet në njoftimin e festivalit.
Filmat do të selektohen nga stafi organizativ në bashkëpunim me profesionistë të fushës.
"Për çdo hap dhe vendim, artistët dhe regjisorët do njoftohen për filmat e përzgjedhur dhe procedurat e mëtutjeshme", njofton festivali "Bridge Film Fest".
Përzgjedhja e këtyre filmave pritet të zgjasë rreth një muaj.