Është mbyllur Klinika Infektive 2 ndryshe e njohur edhe si ''Mjekësia Sportive'' për shkak të rënies së numrit të pacientëve me Covid-19.
Këtë e ka bërë të ditur menaxheri i kësaj klinike Artan Ahmeti përmes një postimi në facebook ku edhe ka falenderuar mjekët, infermierët, si dhe staf mbështetës që qëndruan pranë pacientëve për çdo nevojë dhe kërkesë të tyre, njofton Klan Kosova.
''Sot Klinika Infektive 2 (Mjekësia Sportive) është mbyllur. Shpresoj se asnjëherë nuk do të hapet për pacientët me sëmundje COVID-19, për çka edhe ishte e destinuar.
Me këtë rast dua të falënderoj të gjithë ata që dhanë kontributin e tyre në ndihmë të pacientëve të hospitalizuar në këtë Klinikë.
Të gjithë këta kanë bërë që kjo Klinikë të bëhet ndër klinikat më të preferuara për hospitalizimin e pacientëve me COVID-19. Kjo për shkak të angazhimit të secilit (mjekë, infermierë, si dhe staf mbështetës) 24h/7 ditë të qëndrojë pranë pacientëve për çdo nevojë dhe kërkesë të tyre'', ka shkruar Ahmeti në statusin e tij.
Më tutje ai shpreson që kjo klinikë mos të hapet më asnjëherë dhe falenderon edhe familjen e tij për mirëkuptimin e tyre gjatë kësaj kohe, ku shumicën më të madhe të kohës nuk ishte pranë tyre, njofton Klan Kosova.
●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.