Lajmet e fundit

Dardan Islami[/caption]
“Vendimi për mbylljen e Hamam Jazz Bar ka ardhur për shkaqe krejt personale. Tash e tre vjet unë e kam familjen në Britani të Madhe dhe më duhet t’iu bashkohem”.
“Me dëshirë do ta vazhdoja kontratën, por nuk do të jem këtu dhe kjo është arsyeja që unë kam vendosur ta shes biznesin. Uroj që blerësi i ri ta vazhdojë traditën që e kemi nisur ne”.
I pyetur se pse po i referohet Komunës së Prishtinës si "inatçore", Islami ka theksuar se përkundër faktit që Hamam Jazz Bar ka marrë njohje ndërkombëtare komuna ka dështuar që ta vendos këtë bar në mbrojtje të vet.
“Në vitin 2013, kur e kemi fituar çmimin për Best Interior (të dizajnuar nga arkitekti Përparim Rama) në Londër, atë natë Shpend Ahmeti ka qenë duke e festuar fitoren e Prishtinës në Hamam Bar”.
“Ne kemi qenë në Londër duke e marrë shpërblimin, ndërsa ai ka qenë në Hamam Bar. Nga viti 2013 e deri në vitin 2017 unë e kam pritur Shpend Ahmetin që të vijë dhe ta vendosë një pllakë në mënyrë që Hamam Jazz Bar të futet në mbrotje të Komunës”.
“Ai ka ardhur, ka pirë dhe ka festuar, por nuk e di arsyen pse nuk e ka futur këtë bar në mbrojtje të Komunës. Katër vjet më vonë unë e kam kritikuar Shpend Ahmetin për zgjedhjet e vitit 2017”.
Duke treguar për planet e tij pasi të kthehet në Londër, Islami ka thënë se edhe atje do të mundohet që t’u gjejë hapësirë artistëve kosovarë.
“Pasi të rehatohem në Londër dhe ta kaloj pak kohë, do t’i shoh mundësitë atje. Besoj se do të vazhdoj me të njëjtën frymë sikur me Hamam Jazz Bar, duke u munduar që t’u gjejmë hapësirë artistëve kosovarë në Londër”.
Hamam Jazz Festival ka fituar çmimin World Interiors News Award në vitin 2013, është vlerësuar nga UNESCO për Ditën Ndërkombëtare të Jazzit, si dhe është vizituar nga delegacione dhe turistë nga vende të ndryshme të botës, përfshirë edhe Princin Charles.
https://www.youtube.com/watch?v=mhNqxFIakD0
https://www.youtube.com/watch?v=oLuxYel1ZFo
https://www.youtube.com/watch?v=Zps-4dVqQgY
https://www.youtube.com/watch?v=4BttdpTPJp0
https://www.youtube.com/watch?v=RlcyFQgmkSc
https://www.youtube.com/watch?v=T0Ea7eUwTbs
https://www.youtube.com/watch?v=Sgq-TdoVxfM
klankosova.tv