Lajmet e fundit

Janë mbyllur pjesët e para në dy ndeshjet e para gjymsëfinale në Kupën e Kosovës.
Pas 45 minutave, Vushtrria po e befason Prishtinën duke avancuar 1-0.
Golin e epërsisë për ekipin që bën gara në Ligën e Parë e ka shënuar Henry Chibueze.
Në ndeshjen tjetër Llapi e Gjilani rezultati aktual është 1:2.
Të parët që shënan ishin mysafirët me anë të Granit Jasharit.
“Skifterat” e dyfishuan avantazhin pas golit të Përparim Islamit.
Golin e vetëm për Llapin e shënoj Trimror Selimi.