Janë mbyllur pjesët e para në Superligën e Kosovës në futboll, ndërsa Prishtina është duke udhëhequr sigurt drejt titullit kampion me rezultat 0-2 ndaj Gjilanit.
Llapi është duke barazuar me Arbërinë 1-1, ndërsa ky rezultat e shpie Arbërinë në një ligë më poshtë, njofton KlanKosova.tv.
Trepça është duke u mposhtur nga Ballkani në Suharekë me rezultat 2-1 dhe momentalisht ndanë pikë të njëjta me Feronikelin që është në pozitën e shtatë. Me këtë rezultat, Trepça 89 luan në barazh për të siguruar një vend në Superligë sezonin e ardhshëm ndërsa Feronikeli mbetet në Superligë.
Ndërsa, Drita është duke udhëhequr në përballjen me Drenicën me rezultat 0-1, por që kjo ndeshje nuk ka shumë vlerë pas asnjërën skuadër.
●●●
BSHKRIMI NGA
BM
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.