Lajmet e fundit

Janë mbyllur pjesët e para në tri ndeshjet e sotme të Superligës së Kosovës në futboll.
Nga tri ndeshjet që po luhen, në dy pjesët e para janë mbyllur pa gola, ndërsa është vetëm Llapi ai që po avancon ndaj Gjilanit me rezultat minimal prej 1-0.
Golin e vetëm në takimin Llapi – Gjilan e ka shënuar Januzi në minutën e katërt të shtesës në pjesën e parë, njofton Klankosova.tv.
Me rezultatin aktual, Llapi është në vendin e parë me 50 pikë, dy më shumë se Ballkani që ka një ndeshje më pak të zhvilluar dhe gjashtë më shumë se Drita që po luan baras ndaj Prishtinës e cila është në vendin e pestë me 35 pikë.
Ndeshja tjetër që po ashtu s’prodhoi gola në 45 minutat e para është ajo në mes Dukagjinit dhe Fushë Kosovës.