Lajmet e fundit

Kanë përfunduar pa gola dy takimet e sotme në kuadër të xhiros hapëse të Superligës së Kosovës, në futboll.
Drita po barazon me Llapin dhe Liria me kampionin e Kosovës, Ballkanin.
Në përballjen në qytetin e Gjilanit, mund të veçohet vetëm një rast, ai i Blend Baftiut, i cili rrezikoi për herë të parë në ndeshje portën e Llapit.
Në ndeshjen tjetër, skuadrat patën disa raste, por nuk arritën që t’i konkretizonin.