Cagliari dhe Genoa barazuan mbrëmë 1-1, ndeshje kjo e cila e hapi xhiron e 28-të në elitën e futbollit të Italisë.
Me të njejtin rezultat përfundoi edhe përballja e parë e ditës së sotme, ndërmjet Comos dhe Venezias, njofton Klankosova.tv.
Vendasit e morën avantazhin me anë të Jonathan Ikone, katër minuta me të nisur pjesa e dytë, kurse krejt në minutat shtesë të këtij takimi, Christian Gytkjaer barazoi për mysafirët.
Fitues nuk prodhoi as dueli i tjetër, ku në stadiumin "Ennio Tardini", Parma e priti Torinon.
Këta të fundit avancuan dy herë gjatë këtij ballafaqimi, por po dy herë, nikoqirët barazuan.
Serinë e golave e nisi Eljif Elmas në minutën e 19-të, që në fakt rezultoi të jetë realizimi i vetëm në pjesën e parë.
Parma barazoi me Mateo Pellegrino, fiks çerek ore pasi nisi fraksioni i dytë, raporton Klankosova.tv.
Në minutën e 72-të, sërish Torino u rikthye te epërsia, kësaj radhe me golashënues Che Adams, por Pellegrino përsëri doli të jetë shpëtimtari, duke barazuar pas dhjetë minutave, për rezultatin përfundimtar 2-2.
Lecce - Milan dhe Inter - Monza, e mbyllin ditën e sotme në Serie A!
[caption id="attachment_2522860" align="alignnone" width="768"]

Kampionati elitar i futbollit italian, Serie A, transmetohet ekskluzivisht në ArtMotion![/caption]
●●●
KRSHKRIMI NGA
kushtrim reshitaj
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.