08.09.2022 · përditësuar para 1415 dite1 min lexim
Në Gjykatën Speciale në Hagë po mbahet seanca e radhës për ecurinë e procesit të çështjes kundër Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.
Seanca ka nisur me prezantimin e palëve, njofton Klan Kosova.
Ish-presidenti Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentari Kadri Veseli, ish-kryeparlamentari Jakup Krasniqi dhe ish-deputeti Rexhep Selimi nuk janë prezentë në sallë, por janë duke e përcjellë atë përmes video lidhjes.
Mbrojtësit e Thaçit, Veselit, Krasniqit dhe Rexhepit kanë shprehur shqetësimet e tyre për vonesën në nxjerrjen e materialeve shfajësuese.
"Kanë kaluar më shumë se një vit dhe ne nuk mund t'i mbajmë të akuzuarit përgjithmonë në paraburgim", është shprehur njëri nga ta.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
H
SHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.