Lajmet e fundit
Los Blancos nuk janë më skuadra me më pak gola të pësuar në Europë, pasi vetëm në tri ndeshjet e fundit rrejta e tyre është tundur plot 10 herë.

Real Madridi i Rafael Benitez nuk ishte mësuar të pësonte gola, sidomos në La Liga - në 10 ndeshje pësoi vetëm 4 gola.
Por tani gjërat kanë nisur të ndryshojnë, pasi ”Los Blancos” nuk vazhdojnë të jenë skuadra e mbrojtur më mirë në Europë.
Ne 2 ndeshjet e fundit në kampionat madrilenet kanë pesuar 3 gola perballe Sevillas në Sanchez Pizjuan dhe 4 në El Clasico - në total 11 gola të pësuar në 12 ndeshje të luajtura.
Gjithashtu nëse llogarisim ndeshjet në Ligën e Kampionëve kundër Shaktarit, Reali ka pësuar 10 gola në tri ndeshjet e fundit.
Reali e mbante portën te paprekur në këtë kompeticion deri mbrëmjen e kësaj të mërkure.
Skuadra nga Santiago Bernabeu do luajë ndeshjen e radhës në Ipurua kundër Eibar të dielën, dhe objektivi është i qartë: të marrin 3 pikë pa pësuar gol.