Lajmet e fundit
Danilo dhe Marcelo ishin lojtarët më të padisiplinuar në aspekt taktik, mendon ish mesfushori, që fajëson skuadrën dhe jo trajnerin për dështimin.

Steve McManaman ka kritikuar mbrojtjen e dobët për humbjen 2-0 të Real Madrid ndaj Ëolfsburg në Ligën e Kampionëve.
Golat e pjesës së parë nga Ricardo Rodriguez dhe Maximilian Arnold vunë skuadrën e Zinedine Zidane në pozitë të vështirë për t’u kualifikuar në xhiron tjetër.
Dhe McManaman, që ka luajtur me Zidane, mendon se dy brazilianët e mbrojtjes së Los Blancos bënë gabime të pafalshme.
“Mendoj se ishin për t’u fishkëllyer, përnjëmend”.
“Nga një ndeshje e shkëlqyer të shtunën, ranë në një nivel të tmerrshëm”.
“Krahu i djathtë dhe ai i majtë i mbrojtjes dhe dy qendërmbrojtësit ishin të tmerrshëm, Pepe dhe Ramos dukej sikur nuk kanë luajtur kurrë bashkë”.