Lajmet e fundit

Ish-ylli i Italisë dhe Chelseas, Gianluca Vialli ka thënë se përzgjedhësi i Azzurri, Antonio Conte e ka në dispozicion një vijë të mbrojtjes shumë të fortë.
Madje reparti i mbrojtjes italiane, sipas Vialli është më i forti nga të gjitha të tjerat në këtë kampionat.
“Mendoj se kemi një menaxher shumë të mirë.”
“Ne kemi një grup shumë të bashkuar të lojtarëve. Është rrallë e mundur për të prodhuar kaq atmosferë, vëllazëri dhe shpirt për ekipin kombëtar.”
“Në letër ne nuk dukemi shumë të fortë, por se jemi një nga ekipet më të forta në Euro 2016”, ka thënë Vialli, transmeton Klan Kosova.