Mbrojtësi francez, Dayot Upamecano ka arritur marrëveshje për rinovimin e kontratës me kampionët e Gjermanisë, Bayern Munich, duke konfirmuar besimin e ndërsjellë mes lojtarit dhe klubit bavarez.
Bayerni e konsideron Upamecanon një pjesë kyçe të projektit sportiv për vitet e ardhshme. Pas disa sezoneve me ulje-ngritje, 26-vjeçari ka gjetur stabilitet dhe ka treguar rritje të ndjeshme në paraqitje, sidomos në aspektin e pjekurisë taktike dhe lidershipit në mbrojtje.
Stafi teknik është i bindur se francezi mund të jetë një nga shtyllat e repartit defensiv edhe në të ardhmen.
Me këtë marrëveshje, Bayerni dërgon një sinjal të fortë stabiliteti dhe ambicieje, ndërsa Upamecano fiton besimin maksimal të klubit, duke synuar të jetë protagonist në sukseset e ardhshme të gjigantit gjerman. /Klankosova.tv
●●●
ASHKRIMI NGA
A
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.