Lajmet e fundit
Legjendat e Real Madrid mposhtën legjendat e Liverpool duke vazhduar të tregohen të fuqishëm në këto lloj takimesh.

Në takimin e zhvilluar mes legjendave të Real Madrid dhe atyre të Liverpool, ishin këta të parët që dolën fitimtar.
Ndeshja si të gjitha ato të këtij lloji u luajt me gjithë miqësinë dhe dashamirësinë e mundshme mes 'kundërshtarëve'.
Për 'Mbretërit' dy gola i shënoi Roberto Carlos e nga një Amavisca e Ivan.
Ndërsa për 'Reds' shënuan Michael Owen e Harry Kewell.
Këto lloj takimesh zhvillohen çdo vit. Para këtij takimi, legjendat e Real Madrid verën e shkuar qenë ndeshur me ato të Liverpool.