Lajmet e fundit

Real Madridi po mendon dhe për merkaton e verës.
Drejtuesit e “Los Blancos” kanë piketuar një mesfushor që po shkëlqen në Premier League.
Bëhet fjalë për Ngolo Kante, i cili është kthyer në një lider te Chelsea. Mesfushori francez është i palodhur në mesfushë, teksa të gjithë shprehen se ai bën punën e dy lojtarëve në këtë repart duke vrapuar pafund.
Klubi madrilen po përgatit një ofertë prej 65 mln eurosh që të bindë Chelsea-n ta lërë të lirë lojtarin, gjë e cila për momentin duket e pamundur për t’u realizuar, shkruan Albeu, përcjellë Klan Kosova.