Mbretëresha Elizabeth ka lëshuar një mesazh në Mbretërinë e Bashkuar, duke thënë se kombi "po hyn në një periudhë shqetësimi dhe pasigurie të madhe".
Ajo tha se njerëzit dhe komunitetet duhet që të mblidhen së bashku për të punuar si të bashkuar.
93 vjeçarja vlerësoi punën e shkencëtarëve, mjekëve dhe stafit të urgjencës, por shtoi se të gjithë kanë një "rol jetësor të rëndësishëm për të luajtur".
"Ne të gjithë jemi këshilluar që të ndryshojmë rutinat tona normale dhe modelet e rregullta të jetës për të mirën më të madhe të komuniteteve në të cilat jetojmë dhe, në veçanti, për të mbrojtur më të prekurit brenda tyre", tha mes tjerash ajo, raporton BBC, transmeton Klan Kosova.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.