Kuzhinierja, shefja dhe autorja e librit "Artist Vegan Cheese" nëpërmjet këtij libri i mësoi një recetë të veçantë vegjetarianëve. Ajo i mësoi lexuesit si të bëjnë djathin nga qumështi i arrave.
Ajo tashmë ka hapur kompani të pr0dukteve të saj vegjetariane dhe i shet nëpër tregje amerikane, shkruan The Guardian, transmeton Klankosova.tv.
Schinner së fundi ka dhënë një propozim mjaft intetesant. Ajo beson se djathi vegan mund të jetë pjesë e zgjidhjes klimatike. Derisa djathi shpesh shihet si me më pak karbon sesa mishi dhe kësisoj disa djathëra kanë ndikim më të madh të gazit serë më shumë sesa derri ose shpendët.
Edhe pse arriti të krijoj një djathë të veçantë, asaj iu shfaqën shumë komplikime në krijimin e një djathi pa produkte të kafshëve.
Të gjitha produktet të cilat Miyoko ofron, prodhohen me vetëm vaj dhe nisheste dhe të gjitha bëhen pa fermentim.
Madje në firmën e saj është prodhuar edhe djathi cheddar, por krejt më ndryshe. Ai është bërë nga një përbërje e bishtajoreve dhe farërave dhe kokrrave të ndryshme.
Ajo shpesh iu jep mesazhe personave jo vegan.
Ju mund të jeni një superhero. Është një mënyrë jetese kaq e madhe, duhet ta provosh sepse çdo ditë zgjoheni dhe e kuptoni që nuk po dëmtoni planetin, nuk po dëmtoni kafshët”, tha ajo.
Një studim i Universitetit të Oksfordit tregoi se ne në fakt mund të zvogëlojmë tokën bujqësore globale me gati 80% duke kaluar vetëm në kulturat për rritje, në vend të përdorimit të tokës për të prodhuar proteina shtazore.
●●●
PSHKRIMI NGA
PE
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lifestyle dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.