Lajmet e fundit
Qendra Kulturore Turke në Pejë të premten organizon mbrëmje poetike për herë të tretë me radhë me moton, vetë në thënie e poetit Junus Emre, ''Gjithë poetët bilbilë të kopshtit të miqve''.

Në këtë mbrëmje poetike, e cila tashmë është shndërruar në aktivitet tradicional, lexohen poezi në gjuhët shqipe, turke, boshnjake dhe rome nga shkrimtarët e dalluar të komuniteteve të ndryshme, që jetojnë në Kosovë.
Mbrëmja do të mbahet të premten në Teatrin ‘Istref Begolli’ në Pejë.Aty do të marrin pjesë poetët: Muhamet Kërveshi, Arif Bozacı, Naime Beqiraj, Fahredin Shehu, Zeynel Beksaç, Hamieta Miftari, Kujtim Paçaku, Miftar Acemi, Agim Desku dhe Taner Güçlütürk.