Lidhja Demokratike e Kosovës këtë të enjte do të mblidhet bashkë me krejt Kryesinë e saj për të diskutuar në lidhje me çështjen e rezultateve të zgjedhjeve të 7 qershorit, të cilat u certifikuan një ditë më parë.
Siç raporton gazetarja e Klan Kosovës, Qëndresa Bellagoshi, në këtë mbledhje nuk u bë e ditur se çfarë tjetër do të diskutohet, transmeton Klankosova.tv.
Sipas anëtarëve të LDK-së, të gjitha çështjet e folura në mbledhje, do të bëhen të ditura për opinionin pas përfundimit të saj.
Ndërkohë, kryeministri në detyrë, Albin Kurti u ka çuar ftesë tre liderëve të partive kryesore shqiptare, megjithatë nuk dihet nëse në mbledhjen e LDK-së do të diskutohet kjo temë.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
AH
SHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.