Lajmet e fundit

Ousmane Dembele duket se nuk ka të ardhme në Camp Nou.
Zyrtarët e klubit katalanas raportohet se janë mbledhur të enjten e shkuar, ku është diskutuar nëse francezi do të ketë vend në Camp Nou, shkruan Sport, përcjell Klan Kosova.
Dembele aktualisht është i padëshiruar edhe pas paraqitjeve të fundit kundër Sevilla-s dhe kundër Real Madrid në El Clasico ku hyri si zëvendësues në fitoren 5:1 të Barçës.
Mësohet se në takimin e javës së kaluar ka pasur një marrëveshje që të shikohet për blerësit potencial për Dembele që në afatin e janarit.
Kjo ka tërhequr menjëherë, Chelsea-n, Liverpool-in dhe të interesuarin prej kohësh, Arsenal-in.