Kryeministri shqiptar Edi Rama, ka thënë se në 110-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, më 28 nëntor të këtij viti, do të mbahet një kuvend i përbashkët midis Shqipërisë dhe Kosovës.
Rama, këtë deklaratë e bëri këtë të hënë në mbledhjen e dy qeverive në Prishtinë, njofton Klankosova.tv
“Sot kemi rënë dakord që në kuadër të 110-vjetorit të flamurit tonë kombëtar, Pavarësisë së Shqipërisë, të organizojmë për herë të parë kuvendin e përbashkuar të të dyja republikave. Një seancë jubilare, ku deputetët e të dyja shteteve do të jenë bashkë për të adresuar popullin shqiptar kudo që ndodhet", ka thënë Rama.
https://www.youtube.com/watch?v=Cq0n_gca63E
Ai po ashtu shtoi se në fund të vitit do të publikohet edhe një revistë e përbashkët e të dy vendeve, ku do të shfaqen marrëveshjet dhe niveli i zbatimit të tyre, duke shtuar se kjo do të jetë revistë e përvitshme.
"Kemi rënë dakord që në periudhën e fundit të vitit të publikojmë edhe revistën e parë bashkëqeveritare, e cila do të ju shërbejë të gjithë ju dhe të gjithë të interesuarve për të parë gjithë faktet e shifrat e bashkëpunimit, të gjitha marrëveshjet dhe nivelin e zbatimit të tyre, në këtë mënyrë do të kemi një fletore të dy qeverive që do të publikohet rregullisht në fund të çdo viti për të informuar të gjithë të interesuarit për ecurinë e bashkëpunimit", ka shtuar ai.
●●●
ASHKRIMI NGA
A.B
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.