Lajmet e fundit

Të qenit mbipeshë apo nënpeshë mund t'ju kushtojë me katër vjet jete, është bërë e ditur në një studim të publikuar në "Lancent".
Hulumtuesit kanë gjetur se njerëzit e rritur që kishin Indeksin e Masës së Trupit (BMI) në nivele të shëndosha kanë rrezkishmërinë më të ulët për vdekje nga ndonjë sëmundje.
Mirëpo personat në fillim dhe ne fund të niveleve të BMI-së rrezikojnë të kenë jetë më të shkurtër.
BMI llogaritet duke pjesëtuar peshën e një të rrituri me katrorin e gjatësisë së tyre. Nivelet e shëndosha të këtij indeksi vardojnë nga 18.5 deri në 25.
Në këtë studim janë analizuar të dhënat e afërsisht dy milionë njerëzve të regjistruar nëpër spitalet e Britanisë.