Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (IAEA) do të mbajë një takim urgjent rreth situatës urgjente në Iran, sipas kreut të mbikëqyrësit bërthamor të OKB-së, Rafael Grossi.
Ndërkohë, kreu bërthamor i Iranit, Mohammad Eslam, i ka shkruar IAEA-së, duke thënë se Teherani dëshiron një hetim mbi sulmet e SHBA-së dhe po i kërkon mbikëqyrësit të dënojë veprimin e SHBA-së, raportojnë mediat iraniane, shkruan CNN, transmeton Klankosova.tv.
Më parë, IAEA konfirmoi se nuk ka pasur "rritje" të niveleve të rrezatimit pasi SHBA goditi tre centrale bërthamore në Iran.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.