Rreth 216 milionë doza të vaksinës COVID-19 janë administruar në Shtetet e Bashkuara, sipas të dhënave të botuara këtë të mërkurë nga Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.
CDC raportoi se 215 milionë e 951 mijë e 909 doza totale janë administruar ose rreth 78% e 277 milionë e 938 mijë e 875 dozave të dorëzuara, shkruan CNN, transmeton Klan Kosova.
Kjo është rreth 2.6 milionë doza më shumë të raportuara të administruara që nga e marta, për një mesatare 7-ditore prej pak më shumë se 3 milionë doza në ditë.
Në përgjithësi, rreth 41% e popullsisë ose më shumë se 134 milionë njerëz - kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës COVID-19.
Rreth 26% e popullsisë ose gati 88 milionë njerëz - janë plotësisht të vaksinuar, tregojnë të dhënat e CDC.
Midis të rriturve, 51.5% kanë marrë të paktën një dozë rreth 34% janë vaksinuar plotësisht, dhe midis të moshuarve, gati 81% kanë marrë të paktën një dozë dhe gati 66% janë vaksinuar plotësisht.
●●●
NSHKRIMI NGA
NP
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.