Turqia ka eksportuar 17.29 miliardë dollarë brenda 10 muajve të vitit 2022 nëpër vendet e Ballkanit.
Në Kosovë, Turqia ka eksportuar 520.38 milionë dollarë brenda kësaj periudhe, ka raportuar "Anadolu Agency", transmeton KlanKosova.tv.
Rumania prin më 5.22 miliardë dollarë import, pasuar nga Bullgaria me 3.76 miliardë, Greqia 2.38 miliardë, Serbia 1.43 dhe më pas Sllovenia prej 1.36 miliardësh.
Nën një miliardë vlerë importi është Shqipëria me 836.63 milionë dollarë, pasuar nga Bosnja dhe Hercegovina me 602.47 milionë, pastaj vjen Maqedonia e Veriut me 537.75 milionë, Kosova me 520.38, Kroacia 482.64 milionë dhe Mali i Zi më së paku me 128.12 milionë.
Sektori i materialeve dhe produkteve kimike janë sektorët që prijnë në shitje në vendet e Ballkanit.
●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.