Lajmet e fundit

Më shumë se 700 njerëz janë vrarë në al-Fashir në shtetin e Darfurit Verior të Sudanit që nga maji, tha të premten shefi i të drejtave të njeriut të OKB-së, duke i kërkuar Forcave të Mbështetjes së Shpejtë paraushtarake që të ndalojnë rrethimin e qytetit.
“Rrethimi dhe luftimet e pamëshirshme po shkatërrojnë jetë çdo ditë në një shkallë masive", tha në një deklaratë Komisioneri i Lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut Volker Turk, raporton Reuters, transmeton Klankosova.tv
"Kjo situatë alarmante nuk mund të vazhdojë. Forcat e Mbështetjes së Shpejtë duhet t'i japin fund këtij rrethimi të tmerrshëm"