"Ferenc Puskas Arena" pritet të jetë i mbushur për ndeshjen miqësore Hungari - Kosovë, që do të luhet më 26 mars me fillim nga ora 19:00.
Kapaciteti i këtij stadiumi që mban emrin e legjendes hungareze të futbollit është 67 mijë e 215.
Sipas mediave atje, biletat për këtë ndeshje pothuajse janë shitur, kështu që mbi 60 mijë tifozë pritet ta shohin ndeshjen nga afër, transmeton Klankosova.tv
Kjo do të jetë ndeshja e dytë miqësore për ”Dardanët” gjatë muajit mars.
Të premten, skuadra e drejtuar nga Franco Foda, fitoi ndaj Armenisë, me rezultat 1:0.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.