Lajmet e fundit

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve po vazhdon procesi i rinumërimit të fletëvotimeve sipas listës së vendvotimeve për të cilat Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrë vendim për rinumërim.
Sipas të dhënave të përditësuara nga KQZ, deri më tani janë rinumëruar mbi 55.65 për qind e fletëvotimeve, përcjell Klankosova.tv.
Rezultatet e deritanishme tregojnë se Lëvizja Vetëvendosje prin me 46.81% të votave, e ndjekur nga Partia Demokratike e Kosovës me 22.05%.