Lajmet e fundit

Më shumë se 30,000 studime shkencore mund të jenë të mangëta për shkak të qelizave të kontaminuara, është thënë në një raport.
Studimi i zhvilluar nga Universiteti Radboud në Holandë, ka gjetur që 451 kultura qelizore të përdorura në mijëra eksperimente janë të kontaminuara.
Studiuesit janë duke paralajmëruar që këto eksperimente mund të kenë shtyrë autoritetet që të aprovojnë metoda jo efektive për tretmane.
Disa nga qelizat e kontaminuara datojnë që nga viti 1951, dhe janë përdorë nga laboratorët për gjashtë dekada.
Studiuesit kanë kërkuar që të ndërmerren masa urgjente lidhur me këtë problem.