Ministria e Shëndetësisë së Kosovës ka bërë të ditur se deri më tani janë 25 mijë e 407 raste aktive me virusin korona në vend.
Vetëm gjatë ditës së djeshme janë regjistruar 2 mijë e 98 raste të reja nga 12 mijë e 564 testime të bëra teksa janë shëruar 1 mijë e 614 pacientë, transmeton Klankosova.tv.
Ndërsa, deri më tani janë administruar gjithsej 780 mijë e 637 doza të vaksinës kundër COVID-19, ku prej tyre 518 mijë e 819 njerëz janë vaksinuar me dozën e parë kurse me dozën e dytë janë vaksinuar 261 mijë e 818.
●●●
BSHKRIMI NGA
BM
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.