Lajmet e fundit

Sipas rezultateve të përmbledhura të deritanishme, LVV ka fituar 51 ulëse, PDK 23 mandate të fituara, LDK 19 ulëse, kurse Aleanca ka fituar shtatë deputetë.
Vlen të theksohet se pa u numëruar kanë mbetur edhe votat me kusht dhe ato të personave me nevoja të veçanta, proces ky që ende nuk ka filluar.
Ndërkohë, procesi i numërimit të votave në përfaqësitë diplomatike, si dhe ai në Qendrat Komunale të Numërimit, tashmë ka përfunduar.
Rezultatet në kohë reale mund t’i gjeni të përmbledhura në platformën e KQZ-së, duke klikuar KËTU.