E premjtja e 27 shtatorit, rezultoi të jetë tejet e suksesshme për Policinë dhe Prokurorinë e Pejës.
Në zonë malore midis dy fshatrave të Klinës u gjet një sasi e konsiderueshme e drogës, e llojit "Kanabis Sativa".
Pesha e saj llogaritet të jetë mbi 2 tonë, sipas organit të akuzës.
Lidhur me rastin është arrestuar një i dyshuar, derisa janë identifikuar edhe persona të tjerë ku autoritetet po punojnë intensivisht për t'i kapur ata.
Prokuroria i ka siguruar fotografitë dhe emrat e të dyshuarve.
Për të rejat e megaoperacionit, ka folur zëdhënësi Shkodan Nikçi, në emisionin Kosova Today.
https://www.youtube.com/watch?v=HTZ2OnKKIXo
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.