Zyrtarisht mbi 104 mijë njerëz kanë vdekur në botë nga virusi korona.
Kjo bëhet e ditur në Worldmeters, ku aktualisht janë 1,724,303 janë të infektuar, 104,839 të vdekur dhe 389,349 të shëruar, njofton Klan Kosova
Shtetet e Bashkuara të Amerikës prijn me numrin e të infektuarve 504,415 raste pozitive, teksa 18,811 viktima dhe 27,335 të shëruar.
Italia prin me numrin e vdekjeve ku deri tani janë shënuar 18,849 viktima, 147,577 të infektuar dhe 30,455 të shëruar nga Covid-19.
Në vendin e tretë është Spania me 161,852 të infektuar, 16,353 të vdekur si dhe 59,109 persona të shëruar.
Kujtojmë se pas përhapjes në Kinë për herë të parë në dhjetor COVID-19, sëmundja e shkaktuar nga koronavirusi, është përhapur në të paktën 181 shtete dhe rajone në të gjithë botën, me epiqendrën e tij duke kaluar në Evropë.
●●●
NSHKRIMI NGA
NP
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.