Rastet ditore me COVID-19 në Mbretërinë e Bashkuar, për herë të parë, e kanë tejkaluar shifrën 100 mijë.
Kështu bëjnë të ditur shifrat e publikuara të mërkurën nga qeveria britanike.
Britania ka regjistruar 106 mijë e 122 raste, e cila ka thyer rekordin e mëparshëm, që ishte 93 mijë e 45 raste, të raportuar më 17 dhjetor.
Të martën, kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, tha se nuk do të vendosen kufizime të reja në Angli përpara Krishtlindjeve, shkruan BBC, përcjell Klankosova.tv.
Megjithatë, ai refuzoi të përjashtonte futjen e masave të reja pas Krishtlindjeve, shkaku i përhapjes së shpejtë të variantit Omicron.
Gjithashtu janë raportuar edhe 140 njerëz që kanë ndërruar jetë.
Rastet e së mërkurës përfaqësojnë numrin më të lartë të raportuar ditor që nga fillimi i testimit masiv në muajin maj dhe qershor të vitit të kaluar.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.