Lajmet e fundit

Më shumë se 100 mijë palestinezë janë plagosur që kur Izraeli filloi luftën e tij kundër Hamasit në Gaza më 7 tetor të vitit të kaluar, sipas Ministrisë së Shëndetësisë atje.
Kjo ministri tha se 487 persona janë plagosur në Gaza gjatë 48 orëve të fundit, duke e çuar numrin total të të plagosurve që nga 7 tetori në 100 mijë e 282, shkruan CNN, transmeton Klankosova.tv.
“Të paktën 42 mijë e 718 palestinezë janë vrarë që nga 7 tetori”, thuhet në njoftimin e ministrisë.