Lajmet e fundit

Personat të cilët shkuan për të parë koncertin e ''Coachella'', kanë qenë shënjestër e një hajduti prej të cilit kanë pësuar jashtzakonisht keq.
Kjo pasi Reinaldo De Jesus Henao i cili vie nga New York, vodhi më shumë se 100 celularë në këtë festival të muzikës, përcjellë Klan Kosova.
Pasi e kuptuan se s’kanë celularët e tyre, njerëzit aktivizuan programin ''Find my phone'' duke iu dhënë mundësi edhe policisë që të kenë më të lehtë në kapjen e Henao-s.
Hajduti 26 vjeçar u arrestua nga rojet e sigurimit të koncertit ''Coachella'' dhe e mbajtën atë deri sa erdhi policia.
Ato kontrolluan çantën e Henao dhe gjetën mbi 100 telefona celularë.
Rreth 20 celularë iu janë kthyer pronarëve të tyre derisa të tjerët presin derisa personat përkatës të bëjnë deklarimin.
20 celularë iu janë kthyer pronarëve të tyre, ndërsa të tjerët janë dorëzuar në ''Lost And Found'' dhe do tu dorëzohen personave përkatës sapo ato të bëjnë deklarimin, shkruan Perezhilton, përcjellë Klan Kosova.