Lajmet e fundit

Ka përfunduar seanca gjyqësore për 6 personat për të cilët prokuroria e Vlorës kërkoi “arrest me burg”, pas sekuestrimit të pronave me 8 milionë euro në Himarë, Dhërmi dhe Gjilekë.
5 prej tyre janë lënë sërish në burg nga gjykata e Shkallës së Parë në Vlorë.
Gjykata ka lënë në fuqi masën "arrest me burg" për Arqilea Veizin, Spiro Dhimën, Serxhio Joshin, Denis Kokaveshin dhe Artur Dunin.
Ndërsa për Vasillo Mëhilli është ndryshuar vendimi në detyrim paraqitje.
Hetimet nisën pas sekuestrimit të dosjeve në zyrën e menaxhimit të pronave dhe aseteve në këshillin e qarkut të Vlorës dhe Ashk.
Personat e sipërpërmendur akuzohen për “Shpërdorim detyre” dhe “Falsifikim të vulave, stampave dhe formularëve”./euronews.al/