Lajmet e fundit

Smith tha se diagnoza u konfirmua në fund të vitit të kaluar pas analizave dhe se sëmundja ishte përhapur, duke kërkuar fillimin e menjëhershëm të kimioterapisë. Ajo tregoi se familja po përballet me një periudhë të vështirë mes trajtimit dhe jetës së përditshme me katër fëmijë.

Videoja e saj, e publikuar në Instagram dhe TikTok, është parë mbi 25 milionë herë, ndërsa figura të njohura si Raye, Leona Lewis, Haley Baylee dhe Charlie Puth kanë shprehur mbështetje dhe solidaritet, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv

Smith tha se vendosi ta ndajë lajmin për të rritur ndërgjegjësimin dhe për të inkurajuar prindërit që të kërkojnë kontroll mjekësor kur vërejnë shenja shqetësuese te fëmijët. /Klankosova.tv