Lajmet e fundit

Mbështetësit e Donald Trump tashmë janë goxha të gëzuar për fitoren që ka korrur ai në zgjedhjet presidenciale të ShBA-së.
Në Florida një numër i madh i mbështetësve vetëm se kanë filluar festën duke kënduar këngë hip-hop me temë Trump-in.
Fatima Henges, 30 vjeçe, kërcente nëpër rrugë ndërsa u largua nga festa dhe është " super e lumtur" për rezultatet e deritanishme.
"Ne nuk duam të shkojmë në shtëpi, por duhet të punojmë nesër," thotë ajo. "Unë mendoj se është mirë për të gjithë, një ndryshim."
Roselba Morales, një emigrante nga Meksika e cila u bë shtetase vitin e kaluar, kishte votuar për Trump dhe është e emocionuar ta shohë atë.
"Ai dëshiron paqe, ai dëshiron siguri, ai dëshiron të shpëtojë fëmijët tanë," thotë ajo, duke valëvitur një flamur të madh Trump. "Po ndihem mirënjohës, faleminderit Jezus!, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv