Lajmet e fundit

Madison Kantzer nuk ishte tipi i vajzës së vogël që u rrit me përfytyrimin e dasmës së saj të ëndrrave.
Por një gjë ishte e sigurt: kur të vijë kjo ditë e madhe, ajo do të vishte një fustan të bukur nusërie që dikur i përkiste gjyshes së saj të ndjerë.
Dhe ashtu ndodhi.
Kur Madison kurorëzoi dashurinë e saj me Adam Hoffman më 9 prill në Akademinë e Arteve të Bukura të Pensilvanisë në Filadelfia, ajo veshi vellon që gjyshja e saj, Adel Schif Greene, kishte veshur 51 vjet më parë, në mars të vitit 1966, transmeton Klan Kosova,
“Nëna ime e ka ruajtur këtë fustan për një kohë të gjatë dhe mua gjithmonë më ka pëlqyer shumë. Unë nuk isha tipi që kisha krijuar një vizion për dasmën time ideale, por gjithmonë e kam ditur se çfarë do të vishja, mbi të gjitha, sepse isha e sigurt se asnjëherë nuk do të gjeja një fustan aq të mrekullueshëm sa ai i gjyshes time”, ka thënë ajo për HuffPost.
Madje, Madison nuk pati nevojë të ndërhyjë aspak në vellon e gjyshes së saj të ndjerë, pasi ajo i ra tamam.
“Disa nga rruazat ishin duke u këputur kështu që rrobaqepësi u desh t’i ri-qepë ato. Por kjo ishte një nga kushtet e nënës sime - nuk ka ndryshime në vello”.
Gjyshja Adel vdiq në vitin 1969, kur nëna e Madison ishte vetëm 14 vjeçe, kështu që Madison nuk e pati kurrë rastin ta takojë atë.
Por kjo vello kishte aq shumë kuptim për familjen e tyre që të kishin të pranishme mes tyre, në një formë, gjyshen.
“Për mua, të mos njihja prindërit e nënës sime ishte diçka normale sepse të dy kanë ndërruar jetë para se unë dhe vëllau im të vinim në jetë. Por duke u rritur, e kuptova sa shumë do të donte nëna ime që prindërit e saj të na kishin takuar dhe të shihnim se sa jemi rritur”.
“Ishte shumë e rëndësishme që të paktën, kujtimi i saj, të ishte në dasmën time”.
Për ta përmbyllur, nusja e ka quajtur këtë ditë “të mrekullueshme”.