Princesha Beatrice, mbesa e Mbretëreshës Britanike Elizabeth që u martua me Edoardo Mapelli Mozzi vitin e kaluar, është në pritje të një fëmije.
Beatrice fëmijën e parë pritet që ta lindë në vjeshtë, transmeton Klan Kosova.
"Mbretëresha është informuar dhe të dy familjet janë të kënaqur me lajmin", thuhet në një deklaratë të pallatit.
Princesha dhe burri i saj u martuan në Kalanë Ëindsor në korrik në një ceremoni private, e cila u zhvillua pa zhurmën që zakonisht din të shkaktojnë dasmat mbretërore. Për t’u bërë një ceremoni e tillë ndikuan kufizimet e Covid-19.
Mbretëresha aktualisht ka 10 nipër e mbesa, shkruan Reuters, transmeton Klan Kosova.
Ndryshe, edhe Princi Harry dhe gruaja e tij Meghan janë në pritje të fëmijës së tyre të dytë.
●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.