Pak para nisjes së seancën gjyqësore ndaj katërshes së UÇK-së, ka mbërritur në gjykatë kryetarja e Speciales, Ekaterina Trendafilova.
Gazetarja e Klan Kosovës, Rina Mujku e cila po përcjell nga afër zhvillimet në Hagë, ka siguruar pamjet e mbërritjes së Trendafilovës në Gjykatën Speciale, transmeton Klankosova.tv.
Ndryshe, në ditën kur Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi do t’i thonë fjalët përfundimtare, në Hagë kanë mbërritur familjarë të tyre, si dhe kryediplomati Glauk Konjufca e kryetari i OVL UÇK-së, Hysni Gucati.
Po ashtu është bërë e ditur se ka pasur interesim të madh të qytetarëve për të marrë pjesë në këtë seancë.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.